LSM: Punëtorët të mos nënshkruajnë kontrata për ndërprerje të marrëdhënies së punës

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bën apel punëtorëve që të mos nënshkruajnë blanko fleta as kontratë për përfundim të marrëdhënies së punës në një situatë kur firmat përballen me krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

“U bëjmë thirrje që të mos nënshkruhen blanko fleta, as ndonjë kontratë për përfundim të marrëdhënies së punës që të mundemi ne sindikatat dhe Inspektorati shtetëror i punës të veprojnë dhe t’i parandalojmë të gjitha dukuritë e paligjshme, thotë kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

Edhe Institucionet kompetente gjithashtu rekomandojnë që punëtorët të mos nënshkruajnë pushime nga puna kontraktuale, ndërsa nga punëdhënësit kërkohet të tregojnë solidaritet dhe të mbajnë një pjesë të barrës.

Nga Inspektorati shtetëror i punës bëjnë apel që punëtorët të paraqesin çdo largim të detyruar. Theksojnë se ata po veprojnë kudo që zbulojnë se pushimet nga puna nuk janë në përputhje me Ligjin për marrëdhënie pune.