Malësori publikon këngën e re “Burr e gru”

Këngëtari shumë i dashur për publikun “Malësori” ka publikuar projektin e ri.

Ai kësaj radhe vjen me këngën “Burr e Gru” një dedikim i bukur për dashuri.

Kenga e re “Burrë e Gru” është një këngë ritmike e realizuar për programet festive të fundvitit.

Këngë me plotë dinamikë që tregon për një dashuri mes dy të rinjëve që duhet te kurorëzohet me martesë mes tyre.
Kënga u realizua nga Ardian Kastrati në bashkëpunim me produksionin Xixa Music.
Malësori, deri në fund të Nëntorit do ta publikoj edhe një këngë te re,me titull “Mali”,të cilën e ka shkruar dhe kompozuar Ilir Berani dhe orkestruar Burim Krasniqi.