Maqedonia 2025: Të përkrahen edhe rrogat për muajin mars, masa edhe për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha

Maqedonia 2025, organizatë joqeveritare ku anëtarësojnë afaristë nga diaspora dhe menaxherë nga shteti, në analizën e pakos së re të masave nga Qeveria, sot e përsëriti qëndrimin se përkrahja e rrogave duhet të zbatohet nga marsi, e jo nga prilli, ndërsa propozon edhe të krijohen masa për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, posaçërisht të atyre nga industria përpunuese.

“Të mos e heqim nga mendja se disa kompani (për shembull, objekte hotelierike) janë mbyllur me vendim të Qeverisë, si dhe se me vendim të Qeverisë, të punësuarit të cilët kanë fëmijë të moshës 10-vjeçare janë liruar nga puna që në mars”, qëndron në kumtesën e Maqedonia 2025.

Në analizën për krizën shëndetësore-ekonomike për shkak të KOVID-19, të organizatës joqeveritare Maqedonia 2025, thuhet se Qeveria duhet të projektojë masa të reja, të orientuara drejtë kompanive të mesme dhe të mëdha, të cilat janë lëvizës të zhvillimit dhe të cilat kanë pjesëmarrje më të madhe në eksport, posaçërisht kompanitë nga industria përpunuese.

“Analiza e masave të Qeverisë, krahasuar me ato në vendet e zhvilluara, tregon se te ne as që janë ndërmarrë masa për të a.q. transfer të vlerës ndaj firmave, respektivisht përkrahje përmes zvogëlimit të harxhimeve ose rritjes së të ardhurave”, vlersojnë nga Maqedonia 2025.

Në analizat paraprake, kjo organizatë joqeveritare vlerësoi se pako e parë e masave antikrizë është e pamjaftueshme që t’i mbulojë efektet negative të krizës. Prej aty i bëjnë thirrje Qeverisë të miratojë pako të re të masave, si dhe ta rrisë vlerën e ndihmës.