Maqedonia e Veriut pritet të lëshojë Eurobond të ri prej 800 milion eurove

Maqedonia deri në fund të korrikut do të lëshojë Eurobond të ri me vlerë deri në 800 milion euro me afat të arritjes deri në 10 vjet. Ky Eurobond do të duhet të shërbejë për të mbuluar vrimat e të ardhurave në buxhet për shkak të virusit korona.

Përndryshe, Qeveria e Maqedonisë kërkon fonde edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, por se sa fonde do të marrë, do të dihet këto ditë. Nga FMN-ja vendi kërkon 176 milion euro, ndërsa nga Banka Botërore rreth 80 milion. Vendi po përpiqet të marrë deri në 100 milion euro nga Bashkimi Evropian.