Mbështetje financiare për firmat private për pagesë të pagave për të punësuarit

Mbështetje financiare për kompanitë e sektorit privat për pagesën e pagave për të punësuarit në vlerë të pagës minimale prej 14.500 denarë për prillin dhe majin dhe 50 për qind subvencionim të kontributeve për pagë janë një pjesë e pakos së dytë të masave të cilat sot i prezantoi Qeveria për zbutjen e pasojave nga virus korona.

Kryeministri Oliver Spasovski në konferencën për media në Qeveri informoi se do të hapet program i veçantë qeveritar për mbështetje financiare të punëdhënësve të goditur nga kriza.

“Me masën mbështetet likuiditeti i punëdhënësve nga sektori privat, gjegjësisht ulen shpenzimet e tyre për paga në funksion të mbrojtjes së vendeve të punës dhe të punëtorëve në kushte të krizës”, theksoi Spasovski.

Kusht që të shfrytëzohet kjo masë është që kompanitë të mos kenë paguar dividendë, bonuse, shpërblime vjetore dhe shpërblime për sukses afarist dhe të kenë të paktën 30 për qind ulje të të ardhurave në krahasim me mesataren e vitit të kaluar, gjegjësisht mesatarja sezonale për firmat të cilat kryejnë veprimtari sezonale.

“Punëdhënësit që do të marrin mbështetje financiare nga kjo masë kanë për obligim që numrin e njëjtë të të punësuarve që e kanë pasur në momentin e aplikimit ta mbajnë deri në shtator të vitit 2020. Ndihmën e pranuar  financiare nuk do ta kthejnë punëdhënësit që kanë shënuar humbje për vitin 2020. Për të tjerët, kthimi është limituar deri në vlerën prej 50 për qind nga fitimi para llogaritjes së tatimit të dalave”, tha Spasovski.

Një nga masat që ka të bëjë me punëtorët dhe punëdhënësit është shfrytëzim i obliguar i pushimit vjetor nga vitit i kaluar deri më 31 maj të këtij viti.