Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi takon Ministren e Financave Nina Angellovska, diskutojnë për mbështetjen financiare nga shteti në kohën e pandemisë Covid 19

Sot, së bashku me Ministren e Financave Nina Angellovska, realizuam një takim me përfaqësuesit e sektorit të turizmit dhe hotelierisë ku i informuam për specifikimin e dekretit me të cilin ata do të mund të përdorin mbështetjen financiare nga shteti që ofrohet për kompanitë e prekura nga kriza shëndetësore e ekonomike shkaktuar nga virusi korona. Ministria e Ekonomisë ka siguruar 95 milion denarë në fondin për turizëm,i cili tashmë është formuar, por do të jetë aktiv në fazën e rimëkëmbjes. Ky fond i turizmit do të përqendrohet në mbështetjen e drejtpërdrejtë të sektorit të turizmit. Komunikimi konstruktiv me sektorin e biznesit do vazhdoj edhe më tej dhe ne gjithmonë do të dëgjojmë kërkesat e kompanive me qëllimin e vetëm ruajtjen e vendeve të punës.