Miss Serbia e mbështetë sërish Kosovën

Miss Serbia i ka habitur të gjithë me deklaratën e bërë për pandeminë e koronavirusit, duke mos harruar të mbështesë sërish Kosovën.

Bukuroshja Irina Jovanka ka kujtuar luftën e Kosovës duke i treguar të gjithëve se duhet të pyesin kosovarët se çfarë do të thotë me të vërtetë izolimi.

“Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vite me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin”, shkroi Irina Jovanka.

Irina, e cila ka marrë edhe titullin “Miss Freedom of the World” mbështeti edhe Shqipërinë në ditët e saj më të këqija kur u godit nga tërmeti i fuqishëm. Ajo bëri shqiponjën me duar dhe ishte e pranishme për të dhënë ndihmën e saj.