Mjeshtri i baladave Nimet Fetai publikon projektin ‘Ndarja trokiti’ (Video)

Njihet si një mjeshtër i baladave dhe këtë herë ai vjen me një projekt mjaft të bukur ku vokali i tij e bën akoma më madhështor këngën. Bëhet fjalë për këngëtarin Nimet Fetai i cili ka finalizuar videoprojektin ‘Ndarja trokiti’ me tekst dhe muzikë nga Rijad Bajramali dhe orkestrim e masterizim nga Artan Kastrati. Kënga është pritur mjaft mirë që nga ditët e para të publikimit dhe vazhdon të pëlqehet.