Mrekulli në Shkup, i ka dhënë frymë gojë më gojë personit me Covid19 dhe nuk është infektuar

Në Maqedoni ka ndodhur një mrekulli e vërtetë. Kjo ka ndodhur në burgun hetues të Shkupit, ku para një jave (8 prill) ndërroi jetë nga sulmi në zemër një person 47 vjeçar nga Prespa, te i cili më pas u konstatua se ka qenë me Covid 19.

Menjëherë është bë testim i rreth 30 të arrestuarve dhe rezultatet kanë dalur negative. Sipas drejtorit të burgut, Esad Rahiq, negativ kanë rezultuar edhe personat të cilët kanë qenë në të njëjtën qeli me të ndjerin.

“Madje edhe personi që i ka dhënë të ndjerit frymë artificiale (gojë më gojë) ka rezultuar negativ në testimin e parë”, ka deklaruar Rahiq për Kanal5.

Pritet që të arrestuarve në këtë burg tu bëhet edhe testi i dytë.

Konstatimi i prezencës së Koronavirusit ka shkaktuar panik dhe revolt tek të arrestuarit në këtë burg, kurse edhr shoqatat për të drejtat e njeriut po kerkojnë trajtim të posaçëm të burgosurve gjatë kohës së epidemisë.