Muratovska: Reduktohen dhjetëfish kapacitetet e transportuesve, nevojiten para të freskëta

Siç sakrifikohen transportuesit, këtë duhet ta bëjnë të gjithë, me ndërmarrjen e masave maksimale të sigurisë, ndërsa të gjithë ata që janë me përfitime të larta le të tregojnë humanitetin dhe ndërgjegjen e tyre dhe le të kenë përgjegjësi shoqërore, porositi në intervistën për MIA-n, Biljana Muratovska, sekretare e përgjithshme e Asociacionit të transportuesve me kamionë Makamtrans.

Ajo thekson se transportuesve u nevojiten para të freskëta, për shkak se kriza e koronës i reduktoi dhjetëfish kapacitetet e tyre, ndërsa krahas problemeve të shumta në terren gratë dhe fëmijët e tyre përjashtohen nga shoqëria vetëm për shkak se bashkëshorti, gjegjësisht babai është vozitës dhe bartës potencial i virusit. Me vendosjen e korridorit të gjelbër dhe përmbushjen e kushteve për qarkullim më të shpejtë në vendkalimet kufitare shpreson në rritjen e numrit të transporteve gjë që do të mundësojë sigurimin e mjeteve për mirëmbajtjen e likuiditetit ditore dhe mbijetesën e shoqatave transportuese tregtare në shtet.

Sektori i transportit është në mesin e më të prekurve nga kriza me virusin Kovid 19, por njëherë edhe me përgjegjësi më të madhe – transport të mallrave për qytetarët dhe industrinë në kushte të kufizimeve të lëvizjeve. Si funksionojnë dhe mbijetojnë transportuesit e mallrave në kushte të këtilla?

Transporti i mallrave pa dallim të kushteve nuk guxon të ndërpritet për shkak se është e domosdoshme të lëvizin mallrat edhe atë prioritet kanë transportet e ilaçeve dhe produkteve për ushqim të popullatës. Gjithashtu në mënyrë të ngadalësuar me kapacitet të zvogëluar bëhet edhe transporti i produkteve të tjera për konsumin e gjerë, repromateriale, etj. për shkak se nuk guxon të lejohet të ndërpritet tërësisht prodhimtaria ose tregtia e mallrave, për shkak se pas tejkalimit të kësaj sfide të vështirë të vendosur para të gjithëve në përmasa botërore do të jetë shumë vështirë të ristartohet ekonomia, e kjo do të thotë se përballemi me krizë të madhe ekonomike dhe ristartim të plotë të ekonomive në nivel botëror edhe pas tejkalimit të rreziqeve nga korona virusi Kovid-19.

Transportuesit përballen me një sfidë të madhe për shkak se në kushte të këtilla është e pranishme edhe frika te vozitësit, presioni që ushtrohet ndaj grave dhe fëmijëve të tyre të cilët përjashtohen nga shoqëria vetëm për shkak se bashkëshorti, gjegjësisht babai është vozitës dhe bartës potencial i virusit, ndaj të njëjtët refuzojnë të kthehen në punë. Ekzistojnë persona me sëmundje kronike, diabet, sëmundje të zemrës dhe ngjashëm që vetë punëdhënësit nuk i angazhojnë për shkak të rrezikut të madh për shëndetin e tyre. Për arsye të ndryshme, si dhe marrëveshje të anuluara për transport për shkak të mbylljes së kapaciteteve të disa shfrytëzuesve të caktuar të transportit, automjete të kapura me mall që nuk mund të shkarkohet (veçanërisht që janë të dedikuara për Turqinë), qarkullim i ngadalësuar i automjeteve, i redukton dhjetëfish kapacitetet e transportuesve tanë. Në kushte të këtilla një numër i madh i punëdhënësve kthehen në rolin e vozitësit dhe bëjnë transportin e mallit, me të vetmin motiv të mos ndërpritet çdo aktivitet afarist. Transporti i mallrave bëhet nën regjimin e veçantë shëndetësor dhe protokollar që i jepet çdo vozitësi si shtojcë me leje speciale që jepet në emër të vozitësit me kërkesë të transportuesit. Ky regjim përfshin aktivitete që duhet t’i ndërmarrë transportuesi, gjegjësisht vozitësi, por edhe të gjithë të tjerët të cilët janë pjesë e zinxhirit të ngarkim-shkarkimit dhe transportit të mallrave në transportin ndërkombëtare dhe vendor.

Secili pjesëmarrës duhet t’i ndërmarrë masat përkatëse në mënyrë që të pengohet bartja e virusit. Vozitësi është i vetizoluar në kabinën e automjetit, lëvizë në marshutën e përcaktuar që para së gjithash është jashtë vendeve të banuara dhe përfundon në vendin e ngarkimit, gjegjësisht vendin e shkarkimit të mallit.

A janë ndërmarrë masa të mjaftueshme për të ruajtur shëndetin e transportuesve, çfarë konsideroni se duhet bërë në mënyrë plotësuese, duke marrë parasysh se në opinion kishte kërkesa edhe për sigurimin e postblloqeve të veçanta për testimin e shpejtë të transportuesve?

Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë të gjitha masat që duhet t’i zbatojë secili vetë në bazë të përgjegjësisë së tij shoqërore, por megjithatë për të parandaluar çfarëdo rreziku për shkak të moskujdesit të individëve, si masë e sigurisë edhe e vetë pjesëmarrësve në transport ideja për testim të shpejtë të transportuesve në postblloqe të veçanta që duhet të vendosen në vendkalimet kufitare për transport ndërkombëtar, derisa për transportin vendor dhe shpërndarjen e mallrave do të duhej t’u jepet prioritet vozitësve gjatë përpunimit të testeve në postblloqet ekzistuese nëpër qytete.

Çfarë paraqesin për transportuesit tanë dhe industrinë korridoret e dakorduara të gjelbra, a mundet transporti ynë i mallrave t’u përgjigjet të gjitha nevojave të ekonomisë dhe shtetit, si përcaktohet transporti parësor?

Korridore të gjelbra, pra vendosje të rregullave për zbatimin e qarkullimit të papenguar të mallrave nëpër korridoret kryesore transportuese nëpër shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet ballkanike. Para vendosjes së këtij korridori të gjelbër, në panikun që i përfshiu të gjitha shtetet miratoheshin masa me të cilat veprohej në mënyrë jonjerëzore me transportuesit e mallrave të cilët pritnin gjatë në vendkalimet kufitare, të pambrojtur me kushte minimale për mirëmbajtjen e higjienës, furnizimin e ushqimit, etj. u formuan kontingjente për transport transitor me ç’rast kishte edhe raste të pakëndshme të aksidenteve rrugore me ç’rast një vozitës e humbi jetën në Serbi. Me korridorin e gjelbër vendoset qarkullim më njerëzor dhe i sigurt i mallrave që janë të domosdoshme për mirëmbajtjen minimale të funksionimit të degëve ekonomike dhe joekonomike, gjegjësisht ekzistimin e të gjithë qytetarëve në botë. Në disa shtete të caktuara edhe paraprakisht, por me këtë korridor të gjelbër i jepet përparësi transportit të ilaçeve, pajisjes mjekësore, mallrave që transportohen sipas regjimit ADR (mall i rrezikshëm) mallra me gjendje të freskët dhe mall i gjallë, e gjithë kjo me qëllim që të mbërrijnë me kohë deri te destinacioni final, veçanërisht kur në çdo vendkalim kufitar ka kolona të gjata të automjeteve që përllogariten në kilometra për shkak të kontrolleve të mëdha që bëhen nga aspekti i mbrojtjes së parandalimit të përhapjes së virusit.

Çfarë tregojnë vlerësimet e para të dëmeve nga kriza, a mund të bëjmë krahasim për transportuesit e përfshirë dhe vendet e punës para fillimit të krizës dhe tani, dhe si përballeni me mbulimin e shpenzimeve?

Në shtet ka mbi 1700 transportues të licencuar të cilët ushtrojnë transport publik, por ka edhe shoqata tregtare që ushtrojnë transport personal ose thënë ndryshe ka mbi 14.500 automjete motorike transportuese që, para së gjithash, bëjnë transport ndërkombëtare për shkak të territorit të vogël të shtetit dhe varshmërisë së ekonomisë sonë nga furnizimi i mallrave nga vendet e huaja si repromateriale dhe produkte për konsum të gjerë, kapacitet i vogël i kapaciteteve prodhuese dhe produkte të produkteve finale, veçanërisht në bujqësinë. Kapacitetet e transportuesve janë zvogëluar dhjetëfish në mënyrë drastike, kjo do të thotë se lëvizin një numër i vogël i automjeteve nëpër territorin e Evropës, veçanërisht edhe për shkak të mbylljes s numrit të madh të kapaciteteve të ekonomive në shtetet të ndryshme, mungesës së numrit të mjaftueshëm të vozitësve që vendosin t’i drejtojnë automjetet, ngecjet e mëdha në vendkalimet kufitare, kontingjentet, etj. Me vendosjen e korridorit të gjelbër dhe përmbushjen e kushteve për qarkullim më të shpejtë në vendkalimet kufitare kemi shpresë për rritjen e numrit të transporteve që do të mundësojë sigurimin e mjeteve për mirëmbajtjen e likuiditetit ditor dhe mbijetesës së shoqatave transportuese tregtare në shtet. Deri tani numër më të madh ka me transportet që bëhen për ose nga Turqia për të gjitha destinacionet nëpër Evropë, ku mbi 50% e transportuesve vendorë ushtronin veprimtarinë e tyre dhe mbijetonin me vite të tëra pa dallim të eurostandardit të automjeteve. Organet kompetente turke vendosën regjim që askush nuk mund ta përmbushë, e kjo është që vozitësi të qëndrojë në ndërmjet-zonë 14 ditë në kabinën e automjetet para se të hyjë në territorin e Turqisë, gjegjësisht të angazhojë vozitës turk ose automjet tërheqës turk që të dërgojë gjysmërimorkion për shkarkim, që do të thotë një të panjohur t’i japish “pasuri të madhe” dhe të mos dish me siguri se do ta kryejë punën dhe do të ta kthejë automjetin. Këta transportues të cilët punojnë vetëm me kompani turke do të jenë të prekur më së shumti nga kjo krizë dhe mund të përballen me falimentim.

Sa mund të ndihmojnë masat ekonomike të Qeverisë, seti i parë dhe i dytë dhe cilat janë kërkesat tuaja plotësuese në mënyrë që të funksiononi më lehtë?

Masat që i ndërmerr Qeveria, thjeshtë nuk do të ndihmojnë shumë për shkak se në këtë profesion nevojiten para të freskëta për të mirëmbajtur likuiditetin rrjedhës, të paguhen vozitësit të cilët rrezikojnë dhe lëvizin nëpër rrugët në kushte shumë të vështira të transportit dhe prandaj kemi bërë thirrje që urgjentisht së pari të kthehen paratë e TVSH-së që e kërkojnë transportuesit, nëse llogaritet për pagë minimale dhe subvencione “orë efektive të punës” si do të përcaktohen dhe përllogariten, nëse nuk merret parasysh se transportuesit kanë riprogramim të fitimeve për të përtëritur parkun vozitës, që do të thotë se nuk kanë pagesë të dividendëve dhe shpërblimeve, nëse riprogramimi i kredive ose lizingu do të jenë të ngarkuar me interesa për grejs periudhë, cila është leverdia dhe kontributi i bankave të cilat kanë fitime ekstra për shkak se me vite të tëra shërbimet e tyre i arkëtonin në përqindje në vend se në promilë sikur të gjithë ne në çdo kohë kemi marrë kredi prej tyre, e në fakt me paratë tona që janë në çdo bankë dhe qarkullimet që i bëjnë përfitojnë fitime të mëdha, ndërsa tani nuk duan as 2-3 muaj të heqin dorë nga mirëqenia e tyre …. dhe është e pakuptueshme për të gjithë ne, pse dhe si Qeveria nuk miratoi dekret për stopimin e arkëtimit të interesit për një grejs periudhë të caktuar dhe të gjithë ne jemi me kapital privat, si edhe bankat dhe kompanitë e sigurimeve që duhet të bartin një pjesë të barrës dhe të mbajnë përgjegjësi shoqërore, e jo ende të mendojnë se si të sigurojnë përfitimin përkundër falimentimit të të gjithë të tjerëve.

Disa përmbarues, pa ndërgjegje dhe çfarëdo mirëkuptimi për situatën e vështirë gjatë ditës së djeshme i aktivizuan vendimet ekzekutive para se Qeveria të marrë vendim ndonëse në vetë masën është bërë e ditur “kjo masë tashmë është në zbatim”. Me një fjalë, ashtu siç sakrifikohen transportuesit, këtë duhet ta bëjnë të gjithë, me ndërmarrjen e masave maksimale të sigurisë, ndërsa të gjithë ata që janë me fitime të mëdha le të tregojnë humanitetin dhe ndërgjegjen e tyre dhe të mbajnë përgjegjësi shoqërore.

Lidija Vellkovska