Muzemil Osmani: Muki do të radhitet në mesin e tradhtarëve të kombit

Muzemil Osmani, Shefi i Kabinetit të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, ka reaguar ndaj ofendimeve të funksionarit të LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili ia ka drejtuar kryetarit të BFI-së, duke theksuar se atë po e bën ai “flasin për edukatën e tij, por edhe për karakterin labil, pa kurriz, të cilin po e shfrytëzojnë ata të cilët kanë nevojë për atë”.

Z. Osmani ka thënë se “të sulmohet e të ofendohet Reis’ul-Ulemaja për asgjë në këto ditë kur ai po bën çmos për t’u ndihmuar besimtarëve myslimanë dhe të gjithë të tjerëve në çdo formë të mundur, nuk është asgjë tjetër përveçse paturpësi e cila buron nga urrejtja të cilën Muki e mban në vete vite me radhë”.

Ja postimi i z. Osmani:

Të sulmohet e të ofendohet Reis’ul-Ulemaja për asgjë në këto ditë kur ai po bën çmos për t’u ndihmuar besimtarëve myslimanë dhe të gjithë të tjerëve në çdo formë të mundur, nuk është asgjë tjetër përveçse paturpësi e cila buron nga urrejtja të cilën Muki e mban në vete vite me radhë.

Muki prapë u bë rezil
Muki prapë u lajmërua me ofendime dhe, definitivisht, po dëshmon se ai nuk ka ndonjë rol dhe detyrë tjetër në partinë e tij përveçse të ofendojë shqiptarët që nuk i shkojnë për qejfi; në mesin e tyre, edhe Reis’ul-Ulemanë dhe Bashkësinë Fetare Islame në përgjithësi.
Kësaj here qenka marrë me Reisin duke i shkëputur një deklaratë nga një intervistë, të cilën ai e kishte dhënë në një emision televiziv, e cila kishte të bënte me ndihmesën që shteti gjithsesi duhet t’ua ofrojë edhe Bashkësive Fetare, pra edhe BFI-së, në këto kohë të rënda të luftës kundër pandemisë Korona, e cila po e dëmton rëndë edhe organizimin e jetës fetare.
Ky deputet i mëparshëm, që nuk po dihet se kujt po i shërben me deklaratat e veta të pamatura, e bëri rezil veten, por edhe partisë së cilës i takon, së cilës po i bën dëme të cilat do t’i kthehen bumerang, sepse opinion ynë nuk i harron dhe nuk i fal sjelljet e pakontrolluara të dikujt që mbahet shumë i guximshëm e që është frikacak deri në palcë.
Të sulmohet e të ofendohet Reis’ul-Ulemaja për asgjë në këto ditë kur ai po bën çmos për t’u ndihmuar besimtarëve myslimanë dhe të gjithë të tjerëve në çdo formë të mundur, nuk është asgjë tjetër përveçse paturpësi e cila buron nga urrejtja të cilën Muki e mban në vete vite me radhë. Ofendimet që po i bën ai flasin për edukatën e tij, por edhe për karakterin labil, pa kurriz, të cilin po e shfrytëzojnë ata të cilët kanë nevojë për atë.
Ky njeri po e merr dhe do të marrë përgjigjen e duhur nga besimtarët myslimanë dhe nga i tërë opinioni shqiptar të cilin ai po dëshiron ta manipulojë me paturpësinë e vet. Historia shqiptare do ta radhit në listën e Halit Ternocit, Rahman Morinës e Esat Pashës.
Tung e ki’.