Në 57 vjetorin e lindjes, vajza i bën urim të veçantë Sinan Vllasaliut

Sinan Vllasaliu po feston sot ditëlindjen.

Këngëtari i shumë hiteve mëngjesin e sotëm ka marrë urime të shumta në rrjete sociale. Data 31 mars e këtij viti shënon ditëlindjen e 57-të të Sinan Vllasaliut.

Një urim i veçantë ka ardhur edhe nga vajza e tij, Edona e cila dhe ka publikuar disa fotografi.

“ Babinjo,ti krahu im me i forte te kam me shume se Bab’ te paqa gjithe jeten. Bab’ fjale ka shume por asnje e duhura per ta shprehe dashurine dhe mirenjohejen qe kemi per ty. Thjeshte faleminderit per gjithecka! Urime ditelindjen te paqim edhe shume e shume vite tjera me shendet te plote bashk me mamin! Te duam shume! Une, Jani e Nia!”, ka shkruar ajo sipër imazheve.