“Në lëm o”, projekti i ri muzikor nga Rezarta Hoxhaj (Video)

Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një shikim ‘vrastar’ dhe butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtet.Rezarta Hoxhaj quhet këngëtarja e cila ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare, si një premtim serioz që i bëhet të ardhmes, duke i thënë se profesionalizmi do të jetë i pranishme si në nivelin artistik ashtu dhe atë të paraqitjes skenike. Me zërin e saj të ëmbël e melankolik ka befasuar në secilin interpretim . Kjo bënë që Rezarta Hoxhaj të jetë shumë e kërkuar në koncerte, dasma e ahengje familjare. Kënga e re nga Rezarta Hoxhaj mban titullin “Në lëm o” , Kënga menjeher pas publikimit është vershuar nga klikimet dhe komentet me nota shumë pozitive. Për tekstin e këngës Në lëm o është përkujdesur Vojsava Alia për orkestrimin Vani Rushiti ndërsan për muziken vet artistja në fjal Rezarta Hoxhaj.