Nefruz Celiku: Sot paguam 30 milionë euro subvencione për kultivuesit e duhanit

Sot u paguan më shumë se 30 milion euro subvencione për 19.050 kultivues të duhanit për korrjen e vitit 2019.
Duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, tërheqja e subvencioneve për ata që nuk kanë kartela pagese do të bëhet në katër ditë rresht duke filluar nga 21 prill (e martë) deri më 24 prill (e premte).

Për secilën nga këto katër ditë, është bërë një orar pagese sipas rendit alfabetik të mbiemrave të personave fizik dhe juridik të kultivuesve të duhanit.

Tërheqja do të jetë sipas rendit alfabetik të mbiemrave të kultivuesve të duhanit:

– 21 prill (e martë) – nga A deri në D.

– 22 prill (e mërkurë) – nga Gj deri në K.

– 23 prill (e enjte) – nga L deri në R

– 24 prill (e premte) – nga S deri në Sh.

Kultivuesit e duhanit të cilët duan të tërheqin të holla nga bankomati do të mund të tërheqin edhe ditën e hënë nga ora 16:00 deri në orën 23:00, për të cilën Ministria e Brendshme do të ketë një listë sipas rendit alfabetik.

Secili kultivues i duhanit që plotëson kërkesat do të marrë subvencione. # MBPEU ju bën thirrje kultivuesve të duhanit që në këtë gjendje të jashtëzakonshme të kenë mirëkuptim dhe t’i përmbahen kësaj mënyre për pagesë.