Notimi i nxënësve në kushte të Covid-19, notat e 3 mujorit të parë dhe aktiviteti on-line

STOCKHOLM 20170815 Elever och lärare i klassrum, årskurs 1 Foto: Jonas Ekströmer / TT / kod 10030

Pandemia me Covid 19, po pamundëson zhvillimin normal të viti shkolor dhe preokupim kryesor I mësuesve nxënësve dhe prindërve, është edhe se si do të notohen nxënësit sivjet nëse nxënësit nuk do të mud t’I kthehen mësimit deri në fund të këtij viti. Në udhëzimin dedikuar arsimtarëve për mënyrën e vlerësimit të nxënësve në distancë, që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit, sqarohet se edhe në shkollat fillore edhe në ato të mesme, arsimtarët do t’i shfrytëzojnë notat nga tremujori i parë, gjysmëvjetori dhe tremujori i tretë, për ta përfunduar notën në fund të vitit. Të gjitha notat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme arsimtarët do t’i shënojnë në ditarin elektronik, ku do të përfshihet edhe suksesi i treguar i nxënësve gjatë procesit mësimor on-line.

“Arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme duhet ta adaptojnë praktikën e përditshme, të investojnë punë plotësuese, të bashkëpunojnë me kolegët, prindët dhe të ndërmarrin përgjegjësi për punën e tyre”, thuhet mes tjerash në këtë udhëzim.

Notat e tremujorit të tretë (përshkruese për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë dhe numerike për nxënës nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë), arsimtari i shkruan në Listën adekuate për Evidencë, që është publikuar në ueb faqen e Byrosë për Zhvillim të Arsimit.