Ora policore, sa shkelje janë regjistruar?

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 129 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Gjatë 24 orëve të fundit me vendim shtetëror janë izoluar 110 persona.

MBP njofton se nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 44 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 31 persona janë arrestuar nga policia kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.