Pastrohen mbeturinat e fundjavës, 1000 ton mblidhen vetëm në Shkup

Gjatë 24 orëve që kaluan, ekipet e pastrimit mblodhën dhe transportuan rreth 1000 ton mbetje komunale nga kontejnerët nëntokësorë dhe mbitokësorë në territorin e qytetit të Shkupit, informojnë nga NP Higjiena Komunale – Shkup.

“Kontejnerët u zbrazën gjatë tërë natës, ku ekipe të posaçme kalonin për të larguar dhe për të trasnportuar mbetjen e shkapërderdhur afër enëve. Javën që kaloi, operativa e NP Higjiena Komunale-Shkup veproi vetëm në ndërrimin e parë, por gjendja në terren tregoi se me aktvitete vetëm në një ndërrim nuk është e mundur çdo ditë të mbldhet dhe të transportohet mbetje nga gati 6000 kontejnerë të vendosur në të gjitha komunat” shkruajnë nga Higjiena Komunale -Shkup.

Për këto arsye, siç sqaojnë, do të vayhdojnë të mbledhin dhe ta transportojë mbetjen komunale nga qyteti i Shkupit me dinamikën e rëndomtë në tre turne, çdo ditë në javë, me këtë ekipet e Ndërmarrjes do të punojnë edhe gjatë festave në fundjavën që vjen.

Dje TV21 raportoi për kontenjerë të stërmbushur me mbeturina në Shkup, që nuk ishin pastruar gjatë fundjavës.

Gjatë ditës së sotme, NP Higjien Komunale-Shkup në tërrësi do t’i pastrojë stacionet për ringarkim në Vardarishte dhe Karposh, ku gjatë javës së kaluar përkohësisht është vendosur mbetja komunle që për shkak të kufizimit kohor Ndërmarrja nuk kishte mundësi menjëherë ta transportojë në deponinë Drislla.