Pendarovski: Armata do të jetë në mbështetje të MPB-së

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se angazhimi i Armatës në qytetet për shkak të nevojës për rend dhe qetësi më të madhe është në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve duke pasur parasysh se ushtarët vetëm u ndihmojnë policëve. Sqaroi se Armata nuk është kompetente në mënyrë të pavarur të kujdeset për rendin dhe qetësinë publike, por pjesëtarët e MPB-së.

“Pati komente kontraverse për angazhimin e Armatës nga disa njerëz dhe nga disa struktura. Kualifikimi i parë të cilin e dha kryetari i Prilepit mendoj se duhet të jetë kryesore në këtë pjesë, sepse ai është kompetent për atë komunë, i cili thotë – që kur u përfshi edhe Armata përveç institucioneve të tjera gjendja dukshëm është përmirësuar para bankave, marketeve dhe institucioneve të tjera publike. Megjithatë dua të sqaroj se Armata edhe sipas atyre urdhrave dhe vendimeve të cilat unë i kam nënshkruar dhe sipas ligjeve tona dhe sipas Kushtetutës sonë, Armata nuk mundet në mënyrë të pavarur të angazhohet, por vetëm në mbështetje të MPB-së. Ashtu ishte edhe dje në Prilep”, deklaroi Pendarovski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Armata do të angazhohet edhe në Tetovë, Pendarovski me përgjigje të konfirmuar.

“Një lloj të këtillë të angazhimit nëse kërkon Shtabi i Krizës së Tetovës do ta marrë nga njësitet e këtushme të cilat janë këtu të sistemuar megjithatë vetëm në funksion të tillë. Të mos ketë ngatërrim Armata nuk është në rrugë të në mënyrë të pavarur të vendosë rend apo orë policore, kjo nuk i është dhënë në kompetencë. Pati koment se Armata del jashtë rolit të saj ligjor dhe kushtetues. Unë këtë nuk e pashë kështu në Prilep. Për këtë njësitet e Armatës, ushtarët, nuk ishin vetë por në mbështetje të kolegëve të MPB-së”, përsëriti presidenti.

Ai ishte për vizitë në kazermën e Tetovës dhe Shtabin e Krizës pranë Komunës së Tetovës.