Për vetëm një orë e gjysmë diaspora dërgoi 35 mijë euro në Kosovë

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi duke prezantuar pakon fiskale emergjente të Qeverisë, tha se pas kësaj pritet përgatitja e një pakoje të re për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Bislimi tha se ndihma e diasporës është jashtëzakonisht e madhe. Sipas tij për vetëm një orë e gjysmë diaspora ka dërguar rreth 35 mijë euro në Kosovë.

“Ndihma që po na ofron diaspora është tepër shumë, por duhet me ditë që kërkohen dy tri dite derisa paratë të transferohen, duke ditë që ka qenë edhe vikend kur është kërkuar ndihma. Vetëm për një orë e gjysmë janë derdhë sot 35 mijë euro. Kjo është për çdo lëvdatë duke ditur duhet kohë që mjetet të derdhen. Një pjesë e diasporës kanë frikë se mjetet që derdhen mundet me i vjedhë dikush në bazë të skenarit që po e përgatit Thaçi”, u shpreh ai.