Prindër, e keni gabim nëse fëmijët nuk i angazhoni në punët shtëpiake

Prindërit ndonjëherë bëjnë gabim kur i mbrojnë fëmijët nga punët shtëpiake, duke thënë që janë të vegjël dhe që me to gjithsesi do të merren kur të rriten

Mirëpo, shkenca tregon që delegimi prindëror i obligimeve te të vegjlit patjetër është i mirë për zhvillimin e personalitetit, transmeton Telegrafi.Hulumtimi i cili ka filluar të bëhet para 75 vjetësh dhe i cili zgjat akoma, zbulon që lumturia dhe suksesi në jetë më së shumti varen nga dy gjëra – dashuria dhe etika e punës.

Përvoja e të anketuarve të cilët janë bërë jashtëzakonisht të suksesshëm ka treguar që në zhvillimin e tyre më së shumti ka ndikuar edukimi në atë frymë – “përvjelja e mëngëve dhe futja në punë”.Prindërit fëmijëve derisa kanë qenë në klasë të ulëta të shkollës fillore u kanë dhënë detyra shtëpiake, u kanë ndihmuar në rregullimin e shtëpisë, rregullimin e kopshtit, rregullimin e veturës…

Kështu nga vegjëlia kanë kuptuar që duhet patjetër të punojnë për të arritur diçka.

Ekspertët në bazë të kësaj kanë ardhur në përfundim që është obligim i prindërve që të orientojnë fëmijët e tyre në punë, sado që të mendojnë që në atë mënyrë i mundojnë apo ua shkurtojnë kohën për lojë.

Mirëpo, kështu spontanisht ndërtojnë shprehitë e punës dhe kurojnë etikën e punës, për shkak të të cilave më vonë në jetë nuk do ta kenë të vështirë t’i përkushtohen punës dhe të arrijnë sukses.