Pushimi i lindjes zgjatet deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme

Gratë që pushimi i lindjes u skadon gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, do të mund të qëndrojnë në shtëpi deri në përfundimin e kësaj mase. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se është miratuar Dekret në Ligjin e Marrëdhënieve të Punës. Vendimi vjen pas kërkesës së qindra nënave në vend të cilat kanë dërguar shkresë deri tek organet kompetente që të vazhdojë pushimi i lindjes sepse nuk ka kush të kujdesët për foshnjat e tyre në kohën kur kopshtet e fëmijëve janë të mbyllura.