Qeveria e RVM-së mbajti mbledhje online

Qeveria e RMV-së sot në mbledhjen e 43-të të zhvilluar online, shqyrtoi dhe miratoi propozimet e shtabit të krizës për masat që duhet të merren në të ardhmen për t’u përballur me pandeminë dhe pasojat e saj.

Për qytetet, Tetovë, Kumanovë dhe Prilep u vendos që të merren masa të veçanta si rezultat i shtimit të numrit të rasteve në këto qytete.

▶️Një pjesë e donacioneve nga pajisjet mbrojtëse që Maqedonia e Veriut i ka pranuar t’u jepen komunës së Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit.
▶️U vendos që të ndërpritet transporti publik dhe privat, më sakt të gjitha hyrjet dhe daljet në Tetovë nga komunat e Pollogut dhe të Shkupit.
▶️Dekret për mbajtje obligative të maskave pas daljes nga shtëpia (në rrugë, hapësira publike, në punë, në dyqane) në komunat: Tetovë, Kumanovë dhe Prilep. Mund të përdoret maskë medicinale, por edhe maska prej materialeve tjera, shami ose shall. Me rëndësi është të mbulohen hunda dhe goja. Ndërmarrjet të cilat shesin pajisje mbrojtëse duhet të rruajnë përqindje të caktuar të maskave për nevojat e institucioneve shtetërore.
▶️Do sillet Dekret i veçantë për dënime të detyrueshme për shkeljet e rekomandimeve në vijim: grupim të më shumë se 2 personave dhe mosmbajtja e distancës. Policia duhet të sigurojë fotografi të shkeljes (për veprim të mëtutjeshëm). Dënimet do të lëvizin ndërmjet 1000 dhe 1500 denarësh.
▶️Dekret që bankat t’i respektojnë të njëjtat rregulla para dhe brenda hapësirave të tyre njësoj si marketet.
▶️Dekret për detyrim për pajisje mbrojtëse për punëtorët në shitore, barnatore dhe markete.
Definimi i numrit të njerëzve në 100m2.
▶️Mënyra speciale e pagesës së subvencioneve dhe pensioneve në 2 javët e ardhshme (tanimë ka protokol të propozuar për subvencionet).
▶️Dekret për të gjitha TV/Radio për sigurimin e 5 minutave kohë për transmetim të mesazheve informative të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria lidhur me Kovid-19.