SEKRETARI AZIRI VIZITOI EKSPOZITËN KOLEKTIVE REVIALE “SALLONI PRANVEROR” 2020

Gjatë ditës së djeshme (15 Tetor), sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Valmir Aziri mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës kolektive reviale “Salloni Pranveror”, 2020.
Ekspozita u mbajt në hapësirat e I.N. Galeria e Arteve Pamore në Tetovë ku 36 artistë të artit pamorë të qytetit të Tetovës, para publikut ekspozuan 36 vepra arti nga drejtimet e pikturës, grafikës, dizajnit grafik dhe artit konceptual.
Poashtu, kjo ekspozitë do të jetë e hapur 10 ditë resht në mënyrë që të gjithë artdashësit të mund ta vizitojnë dhe të shohin nga afër veprat që artistët e Tetovës i kanë punuar.