Shekerinska: Si do të ndryshojnë masat, ashtu do të ndryshojë edhe angazhimi i Armatës

Si do të ndryshojnë dhe përshtaten masat, ashtu do të ndryshojë edhe angazhimi i armatës, por pritet rritje e angazhimit nga ana e komunave, paralajmëroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke folur në videosesionin e sotëm KOVID-19 “Pyetje dhe përgjigje: Retrospektiva koronavirus MK” me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarin e Qeverisë të obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ajo informoi se javën e fundit në Shkup, Tetovë, Gostivarm Dibër, Ohër, Strumicë, Kumanovë, Manastir dhe Prilep janë sistemuar pjesëtarë të armatës si mbështetje e policisë dhe të vetëqeverisjes lokale, ndërsa bisedohet për kërkesat e tyre me Velesin, Kavadarin, Rosomanin dhe Gazi Babën.

Shekerinska informoi se në takim para disa ditësh me ministrat e mbrojtjes kanë pasur rast të shohin se të gjitha vendet shfrytëzojnë model të njëjtën, në situata të tilla, siç nënvizoi, të përdorin forcë që e ruan rezervë, nëse tani nuk e përdor Armatën nuk ka kurrë.

“Strukturat tona të armatës në mënyrë shtesë japin mbështetje në shumë komuna dhe shtetit në pjesën e dezinfektimit sepse ka njësi speciale për atë trajnim, mbrojtje nga rreziqet biologjike dhe kimike, njësi të inxhinierëve janë angazhuar për ta pastruar hapësirën e Qendrës klinike dhe të mundësojnë aktivizim të spitalit polak”, ka thënë Shekerinska.

Mes tjerash theksoi se deri sot çdo ditë rritet angazhimi i armatës, por funksionet mbesin të njëjta, filluam me marrjen e kufijve, potencoi Shekerinska, me mbrojtje të objekteve kritike infrastrukturore dhe vitale dhe me mbrojtje të PDK dhe sigurim të karantinave, me qëllim që çdo ushtar që di ta sistemoni ju jep shans një polic ta përdorni në rrugë në treg, afër marketeve, ta përdorni në zbatimin e masave të cilat tani nënkuptojnë jetë