Si do të zbatohen masat për muajin e Ramazanit?

Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se këtyre ditëve do të takohet me shtabin qendror për të diskutuar rreth muajit të Ramazanit, i cili nis pas një jave.

“Jemi në komunikim me BFI-në. Planifikojmë që këtyre ditëve në shtabin qendror ta diskutojmë temën e Ramazanit, sepse bëhet fjalë për një festë e cila zgjatë 30 ditë, për këtë arsye duhet të ulemi dhe të shqyrtojmë mundësitë dhe rreziqet, me gjasa do të dalim me pako me vendime.”

Zv/ kryeministrja Radmilla Sheqerinska në lidhje me këtë tha se shëndeti është para së gjithash.

“Kjo më kujton periudhën kur Qeveria apelonte të mos udhëtoni për “8 Mars” dhe ju nuk ju përmbajtët thrjeve dhe ja çfarë na ndodhi.

Apeloj te Bashkësitë fetare, le ta mbrojmë shëndetin dhe jetën, kjo vjen përpara çdo religjioni.”

Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se BF kanë përgjegjësi në ruajtjen e shëndetit të qytetarët.

“Kjo betejë nuk I takon vetëm një institucioni ose personi port ë gjithë neve.

Bashkësitë fetare kanë përgjegjësi në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Ato duhet të bashkëpunojnë me ne, edhe atë jo vetëm gjatë festave por gjatë gjithë kohës.”

Festa islame e Ramazanit nis me datë 24 prill dhe zgjat 30 ditë, pas së cilës vijon festa e Bajramit.