Spasovski: Ramazanin dhe Pashkët këtë vit t’i kalojmë në shtëpi

Pashkët dhe Ramazanin besimtarët këtë vit t’i kalojnë në shtëpitë e tyre e jo nëpër miq e familjarë, bëri thirrje sot Kryeministri teknik Oliver Spasovski.

“Këtë vit, Pashkët, Ramazanin si dhe të gjitha festat e tjera në këtë periudhë, e kemi patjetër dhe do t’i kalojmë në shtëpi. Këtë vit, lutjet e tyre besimtarët do t’i bëjnë nga shtëpia. Mesazhet e Pashkëve për triumfin e jetës mbi vdekjen t’i dërojmë nga shtëpia. E njëjta do të vlejë edhe për porositë e Ramazanit, nga shtëpia, përmes telefonit, përmes internetit, secili nga familja e vet, nga shtëpia e vet, e jo të mbledhur nëpër kushurinj e të ftuar” tha Spasovski.

Kryeministri teknik Spasovski shtoi se kjo nuk do të na bëjë besimtarë më të dobët, por përkundrazi do të na e përfocojë shpirtin sepse të gjithë e dinë se me këtë do të shpëtohen jetë njerëzish.