Spitali mobil në Shkup, ushtria vendos krevatet

Anëtarët e Qendrës Mjekësore Ushtarake brenda afatit të parashikuar tashmë kanë instaluar edhe krevatet brenda Spitalit mobil në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup. Nga Armata njoftojnë se spitali ROLL-2 është i gatshëm dhe do të mund të shfrytëzohet për nevojat e shëndetit publik.

Spitali mobil në afërsi të Klinikës Infektive do të ketë 130 shtretër, ku pritet të trajtohen pacient me Covid-19. Punimet për montimin e tij kishin filluar me 21.03.2020 me rrënimin e objekteve rreth Klinikës. Nuk dihet se sa do të jetë funksional ky objekt duke marrë parasysh reshjet e borës dhe përkeqësimin e motit në vendin tonë. Ushtria mëngjesin e sotëm përpos vendosjes së krevateve ka pastruar borën e cila kishte rënduar pjesën e sipërme të spitalit