Studentët në Maqedoni deri të premten kanë afat për t’i marrë gjërat personale nga konviktet

Studentët të cilët kanë nevojë t’i vizitojnë konviktet studentore për t’i marrë gjërat personale, këtë do të mund ta bëjnë në katër ditët e ardhshme, duke filluar prej sot.

Drejtori i Konviktit Shtetëror “Shkupi”, Daria Nikollovski, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se vizitat në konvikte do të lejohen sot (e martë) prej 12:00 deri 16:00, ndërsa nesër deri më 10 prill, prej orës 09:00 deri 13:00.

Ai thotë se ky vendim është për shkak të numrit të madh të kërkesave të studentëve dhe nevojave të tyre, duke shtuar se gjatë vizitës së konvikteve duhet të kenë masa dhe doreza.

Ai më tej thotë se gjatë vizitës studentët në konvikte do të lëshohen në numër të caktuar, ndërsa më pas do të bëhet dezinfektim i plotë.