Të moshuarve iu kërkohet të nënshkruajnë se nuk duan të shkojnë në spital nëse infektohen nga koronavirusi

Dëshmi tronditëse vijnë nga disa azile në Britaninë e Madhe ku shumë të moshuarve iu është kërkuar të firmosin një letër se pranojnë të mos shkojnë në spital nëse infektohen nga koronavirusi.

Këto nënshkrime po iu kërkohen në masë të moshuarve që të nënshkruhen, në një kohë kur spitalet ndodhen nën presion për shkak të numrit të madh të pacientëve me sëmundjen infektuese.

Të moshuarit mbi 80 vjeç janë më të rrezikuarit të vdesin nëse preken nga Covid-19 dhe aktualisht ata përbëjnë 52% të viktimave në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë që dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka pranuar që pajisjet mjekësore si ventilatorët mund të kenë si prioritet për t’u për përdorur për pacientët më të rinj apo më të shëndetshëm nëse iu lihet si zgjidhje.

97 vjeçarja Elizabeth Diacon që jeton në një azil në Wiltshire deklaron se asaj dhe disa miqve të saj iu kërkua që ta nënshkruanin këtë letër, por pa kurrfarë presioni.

Zonja Diacon e cila ka shërbyer në shërbimet e inteligjencës gjatë Luftës së Dytë Botërore shprehet se nuk ka frikë nga vdekja por nga mënyra sesi mund të vdesë. “Preferoj të vdes këtu sesa në spital”, shprehet ajo.