“Titanik 3”, BDI: Presim drejtësi në shkallën e dytë

Për dënimin e zyrtarëve të saj, BDI thotë se do të kërkojë drejtësi në instancat më të larta. Sipas kësaj partie, mënyra e vetme për ç’rrënjosjen e drejtësisë selektive është përmes vettingut efikas ndaj gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve. Partia e Ahmetit vlerëson se vendimi i sotëm ndaj Ejup Alimit dhe Ismet Gurit është i porositur mbi baza politike dhe etnike. Alimi dhe Guri njëherësh janë zyrtarët e parë të BDI-së ndaj të cilëve u mor vendim gjyqësor me burg.