Tre në Tetovë dhe dy në Gostivar,kanë shkelur vendimin e Qeverisë për lëvizje të kufizuar

Sipas një raporti të policisë së Tetovës në periudhën prej ora 07.00 të datës 7-prill, deri në ora 07.00 të datës 8 prill 2020, në rajonin e SPB Tetovë, gjithsej 5 persona e kanë shkelur vendimin e Qeverisë për lëvizje të kufizuar,tre në Tetovë dhe dy më Gostivar raporton TetovaSot. Pesë personat janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacion policorë, deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, me ç’rast do të përgaditen parashtresa adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së.
Në këtë periudhë, numri i përgjithshëm i personave që gjenden në karantinë shtetërore në rajonin e Pollogut, është 425. 208 në Tetovë dhe 220 në Gostivar, kurse numri i personave me dekleratë të nënshkruar për vetë-izolim është 28 (TE-19 dhe GV-9).
Krahas kësaj është realizuar edhe kontroll ndaj 224 personave (TE-117 dhe GV-47) me vendim për izolom, nga Ispektorati shterorë sanitar.
Gjatë kontrollit të personave me vendim nga Inspektorati dhe me dekleratë të nënshkruar për vetë-izolim, nuk jan regjistruar shkelje të rregullave të izolimit dhe nuk janë përgaditur kallzime penenale lidhur me këtë, gjithashtu nuk janë regjistruar asnjë prishje e rendit dhe qetësisë publike, ose raste tjera në fushën e sigurisë lidhur me ,,virusin korona”.