“Trump të mbështesë Kosovën”/ Kongresmeni Engel e Senatori Menendez, letër Pompeos

Kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe senatori Bob Menndez, shprehin shqetësimin e tyre mbi qasjen e administratës së presidenti Donald Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë. Në një letër dërguar sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel dhe anëtari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Menendez, theksojnë se Uashingtoni ushtroi trysni ndaj Kosovës për çëtjen e taksave ndaj mallrave serbe, dhe faktin që nuk ka beret e njejten gje edhe ndaj Beogradit për ndalimin e fushatës kundër pavarësisë së Kosovës.
“Ne shprehim shqetësimin lidhur me qasjen e rëndë të Shteteve të Bashkuara ndaj qeverisë së zgjedhur të Kosovës. Kosova është një aleat i ngushtë i SHBA-ve dhe ne ju bëjmë thirrje për një qasje të durueshme dhe konstruktive me qeverinë e saj të zgjedhur. Ne jemi të shqetësuar se Administrata Trump ka vendosur ndëshkime mbi qeverinë e Kosovës, disa javë pasi ajo kishte ardhur në pushtet”

Me tej ne leter Engel dhe Mendes kerkojne me shume angazhim nga Uashingtoni për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve në një mënyrë të drejtë.

ELIOT ENGEL DHE BOB MENENDEZ

“Mungesa e ekuilibrit të administratës Trump midis Beogradit dhe Prishtinës po ndodh në kohën që Serbia po zgjeron marrëdhëniet e saj me Moskën dhe po rrit importin e armatimeve ruse. Blerja e këtyre armëve kërkon nga administrata amerikane vendosjen e sanskioneve ndaj Serbisë në bazë të Ligjit kundër kundërshtarëve të Amerikës, miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Në përgjigjen tuaj, ju lutemi na informoni pse Administrata nuk i ka shqiptuar ato sanksione dhe as nuk ka ushtruar presion në mënyrë aktive në Serbi.”

Administrata e Trump i kërkoi qeverisë së Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, si mënyrën e vetme për të rinisur dialogun për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Ceshtja e taksaes coi ne rezimin e qeverise nepermjet mocionit ne Kosove. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u shpreh par votimi se “ka marrëveshje të gatshme”, mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkëmbim territoresh. Kurti u bazua në takimin e fundit që dy presindetët zhvilluan me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në Uashington në fund të muajit shkurt.