Ulet ritmi i rasteve të reja në Gjermani, vdekshmëria nën 2%

Numri i viktimave nga Covid-19 në Gjermani i ka kaluar 2 mijë por ato janë me vetëm 1.9% e totalit të personave që kanë rezultuar të infektuar në vend.

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Kok, 87% e personave që kanë humbur jetën janë mbi 70 vjeç. Në 24 orët e fundit vendi raportoi vetëm 80 viktima dhe vetëm 1,666 raste të reja.

Rreth 109 mijë raste me Covid-19 janë regjistruar në Gjermani që prej shpërthimit të pandemisë, 70% e tyre janë nga 15 deri në 59 vjeç.

Aktualisht 36 mijë persona kanë lënë spitalet. Masat shtrënguese nuk janë lehtësuar ndërsa testimi agresiv vijon sërish në përpjekje për të dalë sa më shpejtë nga kriza. Në Mynih plani i fundit ka si synim realizimin e 700 mijë testeve në 1 javë ndërsa aktualisht vendi ka kryer mbi 900 mijë të tilla.