Xhaferi: Vendi ynë e përmbushi qëllimin strategjik që e priste dhe e meritoi!

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas zyrtarizimit dhe ratifikimit të Maqedonisë së Veriut në strukturat euro-atlantike të NATO-s, ka përuruar këtë ngjarje historike duke theksuar se shteti jonë e priste dhe meritoi këtë vendim.

“Sot, vendi ynë e përmbushi qëllimin strategjik që e priste dhe e meritoi me plot kuptim të fjalës. Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotfuqishme e 30-të e Traktatit Veriatlantik të NATO-s, aleancës ushtarake dhe politike më të fuqishme në botë.
Të hënën, para selisë së NATO-s në Bruksel, zyrtarisht do të ngritet flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Jeni krenarë, jeni të lumtur, këtë e merituam të gjithë bashkë!”, thotë Xhaferi.