Zalli: Gjetja e vaksinës do të marrë kohë

Detina Zalli, profesoreshë në Universitetin e Oxfordit në Britanin e Madhe në lidhje direkte për emisionin “Progami 200” në Alsat tha se gjetja e vaksinës do të marrë kohë, prandaj preferohet tani për tani të gjenden ilaçe antivirale.

Ajo tha se në Angli ende nuk ka arritur kulmi i pandemisë edhe pse mbi 12 përqind e popullatës tashmë janë infektuar, përfshirë këtu edhe kryeministrin, i cili edhe u intubua. Sipas saj rrezikshmëria më e lartë është për personat që kanë sëmundje të tjera apo imunitet të dobët. Në Amerikë, thotë ajo, gjendja vazhdon të jetë kritikë si në Londër. Më të prekur në Amerikë janë afro-amerikanët, ndryshe persona që jetojnë në gjendje më të dobët ekonomike.
Ajo thotë se rreth ilaçit kundër virusit janë bërë shumë përparime. Ndërsa dy ilaçet të aprovuara si hidroksiklorokina dhe klorokina janë aprovuar vetëm në raste klinike dhe urgjentë dhe përdorimi i tyre ka treguar se ka pasur uljen e pranisë së virusit tek personat e trajtuar. Sipas saj vaksina do të marrë kohë, sepse pacientët duhet të trajtohen për një vit sepse duhet parë tek kush mund të përdoret vaksina, prandaj duhet kohë.

Sa i takon vaksinës, ajo thotë se duhet të shihen edhe efektet anësore të vaksinë, andaj do të marrë kohë deri në një vit e gjysmë krijimi i një vaksine. “Është e vërtetë, midis 60 deri 80 për qind e popullsisë mund të infektohen, kjo mund të ndodhë brenda 6 deri 8 muajsh”, tha ajo.