2 Gusht – Dita e Republikës, Ahmeti: Po ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka lëshuar mesazh urimi me rastin e festës së 2 Gushtit – Ditës së Republikës.

Ja postimi i Ahmetit:Festa e sotme na gjenë në vigjilje të 20 vjetorit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe të 30 vjetorit të pavarësisë së vendit. Si edhe para 118 viteve, kjo ditë i takon të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sot kur po ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë jemi afër idealit për liri dhe barazi të kryengritësve të bashkuar të Krushevës.

Jetojmë në të njejtin qiell, thithim të njejtin ajër, na ngroh i njejti diell, duam paqën, sigurinë, stabilitetin dhe përparimin, në frymën e manifestit të kryengritjes së përbashkët, andaj dhe unë sot po marrë pjesë në shënimet shtetërore për të dërguar porosi që mos ti shmangemi rrugës së duhur të integrimit shoqëror si të barabartë dhe europian si ideal. Jemi bashkë këto vite kemi dëshmuar se vetëm të bashkuar mund të dalim të suksesshëm në sfidat nëpër të cilat kemi hasur. Gëzuar Dita e Republikës të gjithëve.