24-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një djalosh i ri është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prilep- njofton MPB-ja.

Dje në orën 14:50 personi me iniciale B.V. njoftoi se në të njëjtën ditë rreth orës 13:00 në rrugën “Pobeda” në Prilep në shtëpinë e tij, është gjetur i vdekur personi J.S. 24-vjeçar nga Prilepi.

Nga mjeku i emergjencës është konstatuar se i vdekuri nuk ka pasur shenja dhune. Është kryer inspektimi nga prokurori Publik si dhe nga ekipi i Stacionit policor në Prilep. Me urdhër të prokurorit Publik, trupi i personit të vdekur është dorëzuar për autopsi.