-54 gradë në SHBA, i ftohti i tmerrshëm gjunjëzon disa shtete

Një valë e të ftohtit polar ka përfshirë zona të tëra të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë ngrica ekstreme. Të paktën tetë  persona kanë humbur jetën deri tani nga i ftohti. Në Chicago temperaturat shkojnë deri në -28 gradë Celsius, ndërsa erërat e ftohta  bëjnë që ato të ndihen si minus -45 gradë, edhe pse banorët atje janë mësuar me dimër të ashpër. Shtetet e Ilinoisit dhe Miçiganit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në Mineapolis temperaturat pritet të arrijnë në minus 40 gradë Celsius. Në Dakotën e Veriut është regjistruar i ftohti më të madh deri më tani, -54 gradë celsius dhe kjo valë të ftohti nuk ka gjasa të përfundojë deri në fillimin e javës së ardhshme. Fenomene të tilla zakonisht vihen re në Polin e Veriut, por një ngrohje e papritur e tij, prej një vale ajri të ngrohtë nga Maroku, bëri që vorbulla të zhvendosej në jug, drejt Shteteve të Bashkuara.