7 Marsi, Bejta uron mësimdhënësit

Në mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe. Që nga kjo datë e rëndësishme historike, shqiptarët kanë një arsye më tepër për të rritur respektin dhe për t’u përkulur ndaj veprës dhe misionit të udhërrëfyesve tanë, mësimdhënësve të gjeneratave tona.

Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe, për mua ka një rëndësi të veçantë. Kam pasur nderin që për dy dekada të mbaj regjistrin në dorë dhe të ligjëroj pranë nxënësve. Jam shumë krenar dhe mburem me këtë pjesë të jetës sime.

Dita e Mësuesit është festë kombëtare dhe nuk është vetëm për punonjës të arsimit shqiptar, por edhe për nxënës e studentë, është një festë që festohet në çdo familje shqiptare.

Andaj, për shumë shekuj dhe me shumë fat na qoftë festa e 7 marsit,

Me respekt;

Nevzat Bejta.