A do të dorëhiqet Ziadin Sela pas humbjes katastrofale?

Zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut kaluan në një atmosferë të qetë dhe shumë demokratike e me shumë pak pengesa tenike sa i përket votimeve dhe identifikimit të votuesve pasiqë për herë të parë përdoren aparaturat për idenfitikim me gisht.

Në këto Zgjedhje lokale, fitues apsolut ka dalë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti, të cilët kanë mundur dukshëm koalicionin e formuar nga Ziadin Sela, Afrim Gashi dhe VMRO-ja.

Pas shpalljes së rezultateve finale, a do të dorëhiqet Ziadin Sela i cili edhe këtë herë pësoi humbje katastrofale në këto Zgjedhje duke u bërë kështu humbës rekord i të gjitha cikleve zgjedhore që nga dalja në skenën politike?