A do të thotë edhe Sela: Amelika, Amelika, Amelika

Shqiptarë të shumtë nga Maqedonia nga gjitha subjektet politike papërjashtim kanë një simpati për Albin Kurtin e Vetëvendosjes ,por përmes komenteve të ndryshme do donin që ai të mbetej i distancuar nga zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut më saktë në zgjedhjet që do të mbahen më 15 korrik duke qenë neutral.
Por ardhja e disa figurave të larta të kësaj partie në tubimet elektorale të një koalicioni gjysëm opozitarë dhe një tjetri në pushtet ka shpërfaqur reagime të shumta.

Një tjetër realitet politik mbizotëron në Maqedoninë e Veriut krejtësisht i ndryshëm nga ai në Kosovë sepse cdo parti shqiptare do qeverisë me patjetër me dy nga subjektet maqedonase që janë gjeneza e problemit shqiptar këtu me politikat e tyre diskriminuese .
Kurti erdhi e mbështeti Selën për president dhe tha se Blerim Reka do të jete presidenti shqiptar, por Reka humbi zgjedhjet duke ikur në Kosovë e duke tradhëtuar Selën…

Shqiptarët e Maqedonise e duan Albin Kurtin, por nuk e duan që të ndërhyjë në politikën shqiptare e vecanërisht të mbështet një koalicion i cili gjysma është opozitë e gjysma në pozitë transmeton TetovaSot
Nëse VV-ja ra nga pushteti shkaku i mosdëgjueshmërisë së Amerikës, a do të bëjë edhe Sela
që të jetë po kundër Amerikës?!

Por cështja thelbësore mbetet fakti që sikur Kurti të mbështes kaq me zemër Selën, pse do që të hap VV-në në Maqedoni?

Ardhja e Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut a është një shenjë se pikërisht Sela me partinë e tij nuk kanë ditur ta bëjnë opozitarizmin e vërtetë duke qenë gjithnjë në shërbim të kryeministrit Zaev sa herë që vota i është dashur atij.