A i rrezikon duhani i Lubetenit milionat e Oliverit, Muki dhe Xhevahir Haraçines

Ajo qё u nis si aksion i policisё finansiare nё fshatin Lubeten tё Shkupit, nё fakt ishte njё aksion special i policisё speciale tё Oliver Spasovskit dhe jatakut tё tij Muhamed Zeqirit, pёr ta ndaluar prodhimin dhe plasimin nё treg tё duahit vendas dhe pёr tё siguruar se milionat qё u vijnё nga kontrabanda me duhan tё importuar, tё vazhdojnё tё derdhen vetёm nё kontot e tyre.

Njohёs tё mirё tё kёtyre rethanave, e posaçёrisht kёsaj situate, tregojnё se ky aksion ka pёr qёllim qё tё parandalojё çdo lloj konkurence tё duhanit tё “importuar” nga Stara Zagora, Pllovdivi dhe Greqia tё Xhevahir Haraçinёs i cili punon pёr hesap tё Oliverit dhe Mukit. Prishja e matematikave tё zyrtarёve tё lartё tё LSDM-sё rezultoi me dhjetra qytetarё shqiptare tё ndaluar e malltretuar dhe sekuestrimi i tё mirave materiale ekzistenciale, nё tё cilat ata gjatё tёrё vitit kanё investuar mund dhe djersё me tёrё familjet e tyre.

Banorёt e kёtij fshati pёrkujtojnё ditёt e gjenocidit tё vitit 2001 kur forca tё shumta policore ia mёsynё fshatit tё tyre dhe vranё 10 banorё tё fshatit. Ata ngjarjen e atёhershme e krahasojnё me ngjarjen e fundit dhe thonё se: “nёse policia atёherё na vrau me plumba, tani po na vret me uri, duke na marrё bukёn e gojёs, mundin dhe djersёn tonё”.

Tё gjitha arsyetimet e policisё finansiare se ёshtё dёmtuar buxheti i shtetit janё tё kota pёrderisa shkaku kryesor i kёtij rasti mbetet nё errёsirё tё plotё, dhe u mundёsohet pasurimi i vetёm disa individёve si Oliveri, Muki dhe Xhevahiri, tё cilёt pёrfitojnё miliona euro nga biznesi i duhanit nё vend dhe rajon.

Historikisht, qё nga mbarimi i luftёs sё dytё botёrore popullata shqiptare nё Maqedoni ёshtё pёrballur me aksione dhe reprezalje tё ngjajshme. Tё vjetrit kujtojnё kohёn e agrarit, por askush nuk mund ta mendojё se edhe pas 70 viteve, tё njejtat metoda do tё pёrsёriten, e tani jo nё interes tё shtetit, por pёr mbrojtjen e interesave tё disa individёve, tё cilёt pasurimin e kanё objektiv primar dhe pёr kёtё qёllim keqpёrdorin pushtetin dhe forcat e shtetit.