Abdul-Selam Selami: Buzallakova, për Kryeministrin shqiptar!

Drejtori i Agjencisë për përkrahjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Abdul Selam Selami, sot ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore në Buzallakovë, në zonën e 3-të, ku kandidati i BDI-së, Bekim Neziri garon për Kuvend dhe njëherësh kanë ftuar qytetarët të votojnë për Kryeministrin e parë shqiptar.

Z. Selami ka ftuar qytetarët të votojnë për Bekim Nezirin, sepse ai përfaqëson platformën nacionale, platformën e BDI-së, duke promovuar dhe siguruar barazinë, të drejtat dhe obligimet kushtetuese, të zgjedhësh dhe të kesh të drejtën të jesh i zgjedhur.

Prandaj, koha është për Kryeministrin e parë shqiptar, kjo është e mundur kur shqiptarët bëhen bashkë, por, për t’u bërë bashkë, duhet vendosmëri për të qenë në anën e duhur të historisë, ka cekur z. Selami.

Ai ka ftuar qytetarët e Buzallakovës ta votojnë z. Bekim Nezirin dhe BDI-në, sepse vetëm ashtu sigurohet barazia dhe Kryeministri i parë shqiptar, më 15 korrik, duke votuar numrin 9, numrin e fitores së shqiptarëve.