Abdul-Selam Selami, pranon detyrën e re

Ish zëvendës drejtori i Agjencisë së përkrahjes së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Abdul-Selam Selami, nga sot pranoi detyrën e re, atë të zëvendës Drejtorit të drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Abdul-Selam Selami, është kuadër i dëshmuar i BDI-së, i cili në çdo etapë të zhvillimit të shtetit, ka dhënë kontribut të çmuar dhe performancë të shkëlqyer. Ashtu, sikur deri më tani, do të jetë kuadër që prioritet do ta ketë zbatimin e ligjit, transparencën dhe llogaridhënien.

Kuadri si z. Abdul-Selam Selami, është garanci e emërimit të stafit administrativ të arsimuar, me integritet të lartë moral dhe kontribut për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve. Urime dhe suksese në detyrën e re, z. Selami!