Adis Emruli: Futbolli kërkon shumë punë dhe disciplinë

Ndonëse i ri në moshë ka nisur të meret me futboll që i vogël. E ka passion të jashtëzakonshëm si një talent i cili e kultivon me shumë dëshirë këtë sport. Adis Emruli është nga Tetova por jeton dhe vepron në Sloveni. Kariera e tij është gjithnjë në rritje ndërsa këto i tregon edhe në një intervistë për Infrared të gazetës Koha duke zbuluar se si ka nisur gjithë kjo aventurë. Për të njohur yllin e ardhëshëm të futbollit e lexojmë bashkë këtë intervistë.

Cili është kujtimi yt i parë nga futbolli?

Kur kam dhënë nëntë gola një ekipe.

A jeni mësuar atëherë që të shmangeni dhe të fauloni nga pas?

Po.

Javët dhe muajt e parë në klubin që luani, ishin kohë të lumtura apo kohë të këqija?

Ishin kohë të lumtura.

Kush janë idhujt tuaj?

Xhaka, Casemiro.

A keni pasur problem me tifozët?

Jo.

A ke luajtur njëjtë siç luan tani?

Sigurisht që jo.

A është stili juaj i lojës rezultat i shkollës që keni ndjekur?

Po.

Na tregoni ekipin e parë që keni luajtur dhe a keni menduar që sot lirisht mund të quheni një yll futbolli?

Ekipi i Slovenisë, quhet Mura. Mendoj se me punë arrihet gjithçka.

Kur keni qenë i gatshëm për debutimin e tuaj në ligë?

Kam qenë dhe jam gjithmonë i gatshëm.

Çfarë mendoni për futbollistët e famshëm botërorë ato të huaj?

Kanë arritur me punë, me trajnim dhe me shumë disciplinë.

Po për ato shqiptarë?

Shqiptarë ka shumë që kanë arritur diku edhe pse ka shumë që kanë arritur diku edhe pse me më pak disciplinë se lojtarët europian.

Keni raporte miqësore me dikë?

Jo.

A mbani dietë për të pasur trupin në formë?

Po por jo rregullisht.

A jetoni nën presionin e pozicionit që keni?

Ndoshta pak po.

Për shkak të famës a fshiheni ndonjëherë nga opinion?

Jo.

A jeni vetkritik?

Po shumë.

Kur e merrni topin, i mendoni opsionet tuaja, apo bëni lojë spontane?

Mendoj shumë opcione.

Përveç futbollit , a merreni me ndonjë sport tjetër?

Jo, vetëm me futboll.