Agim Nuhiu: Angazhim i madh për sundimin e ligjit

Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka theksuar rëndësinë e ligjeve që fuqizojnë sundimin e ligjit. Puna aktuale me prioritet që bëhet në këtë ministri është Strategjia Kombëtare për Përforcimin e Kapaciteteve të Hetimeve Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë.

Kjo strategji, sipas z. Nuhiu, do të ketë në fokus ata që pasurohen duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet si dhe ata që pasurohen përmes veprave të tjera penale si droga, emigrantët etj.

Postimi i plotë i z. Nuhiu:

Konfiskim i pasurisë që përfitohet në mënyrë të paligjshme, mes tyre përmes veprave penale që në çfarëdolloj forme lidhen me pasurimin e pabazë. Kjo vlen për të gjithë shkelësit pa dallim.
Fushëveprimi i strategjisë do të ketë në fokus ata që pasurohen duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet si dhe ata që pasurohen përmes veprave të tjera penale si droga, emigrantët etj.
Këto norma të reja u promovuan sot në Strategjinë Kombëtare për Përforcimin e Kapaciteteve të Hetimeve Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë.