Agim Nuhiu: Do të shpërblehen punonjësit e policisë që shënojnë rezultate në punë

Viti 2019, shënon një fillim të ri të vlerësimit dhe shpërblimit për Policinë e Shtetit. Ky fillim lidhet me zbatimin e meritokracisë dhe aftësisë në policinë e shtetit, thekson Zëvendësministri i MPB-së, Agim Nuhiu.

Zëvendësministri Nuhiu ka theksuar se në vitin 2019, do të shpërblehen të gjithë punonjësit e policisë që shënojnë rezultate në punë.

Ja postimi i zv. Ministrit të MPB, Agim Nuhiu:

“Filluam 2019 me zbatimin e meritokracisë dhe sundimin e aftësisë në policinë e shtetit! Do të shpërblehen të gjithë punonjësit e policisë që do të shënojnë rezultate në punë!”