Agim Nuhiu jep lajm të madh: Do të pranohen 600 policë të ri

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, nëpërmjet rrjetit social, ka ftuar të rinjtë nën moshën 25 vjeçare, të cilët i plotësojnë kushtet të aplikojnë për polic. Sipas z. Nuhiu, profesionalizmi dhe përfaqësimi i drejtë do të respektohen në mënyrë kumulative. Afati për konkurrim, është 15 ditë, ndërsa kandidatët, sipas zv. Ministrit Nuhiu, i kanë edhe kushtet e parapara që duhet plotësuar.

Ja postimi i plotë i zv. Ministrit Nuhiu:

“Ministria e Punëve të Brendshme, ka hapur konkurs për pranimin e 600 policëve të rinj! Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte: – të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut, – të jetë nën moshën 25 vjeçare, – së paku të ketë të kryer shkollën e mesme, të flasë mirë gjuhën maqedonase, – të dëshmojë se nuk paraqet rrezik për shtetin, – të jetë i aftë psikikisht dhe fizikisht, – dhe të mos i jetë shqiptuar ndalesë për kryerje të profesionit.

Kushtet tjera: – Djemtë duhet të jenë të gjatë së paku 1.75 cm, kurse vajzat 1.65 cm Afati për konkurrim është 15 ditë, duke filluar nga nesër (sot nuk llogaritet). Profesionalizmi dhe përfaqësimi i drejtë do të respektohen në mënyrë kumulative! Aplikoni!