Agim Nuhiu rreth zgjedhjes së presidentit, Konsensualiteti është racionalitet

Zëvendës ministri i Punëve të Bredshme të Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu, në mënyrë lakonike, ka reflektuar rreth situatave politike që cilësojnë vendin tonë, posaçërisht atë aktualen, zgjedhjen presidentit.

Ai ka theksuar se konsensualiteti është dhe mbetet veti dominuese për zgjedhjen e Presidentit të shtetit, duke shtuar se konsensualiteti nuk duhet kuptuar thjesht si “voluntas”, por më shumë si “ratio”!

Ja postimi i Agim Nuhiut në fb:

“Në rrethanat e Maqedonisë së Veriut, konsensualiteti është dhe mbetet veti dominuese për zgjedhjen e Presidentit të shtetit.

Konsensualiteti në zgjedhjen e disa institucioneve të sistemit politik nuk duhet kuptuar si vullnet i një apo disa personave, por më shumë si një koncept që bazohet në arsyen e përgjithshme. Pra, jo thjesht si “voluntas”, por më shumë si “ratio”!”