Agim Nuhiu: Sipas gjuhës në pasaportë, mbi 30% janë shqiptarë

Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, në kontekst të çështjes demografike në Maqedoninë Veriore, ka prezantuar një fakt orientues, me një të dhënë shumë interesante. Sipas zv. Ministrit Agim Nuhiu, sipas pasaportave valide, 30.4% janë shqiptarë, por nuk përjashtohet mundësia që shqiptarët kanë edhe pasaporta në gjuhën tjetër, jo shqipe. Kjo e dhënë shumë interesante, është bërë e njohur në rrjetin social nga zëvendës ministri Punëve të brendshme, Agim Nuhiu. Ja postimi i zv. Ministrit Agim Nuhiu: “Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre. Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezantojmë këtë fakt orientues: “sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë duke marrë parasysh se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip”.”